Mobileria Qenani ka një histori të pasur suksesesh që tregojnë më së miri tranzicionin e saj dramatik nga një i panjohur virtual, në një forcë treguese në sektor.
Kjo kompani e ka zanafillën që në vitin 1988 me perpunimin e drurit, si parkete, dyer, dritare dhe vegla muzikore si cifteli shargi etj. Kompania jonë që prej 29 vitesh është gjithmon në kërkim të vlerave, modeleve dhe aksesoreve më të mirë.
Mobileri Qenani ofron një gamë të plotë mobilimi sipas shijeve dhe dëshirave të klientëve. Tashmë, edhe si një lider i afirmuar në treg, porositë për produktet tona vijnë edhe nga jashtë Shqipërie, duke filluar nga Kosova, Maqedonia, Mal i Zi, Greqia, Italia, Gjermania etj.
Tek ne do të gjeni një koncept të shtëpisë të përbërë nga emocioni dhe e bukura. Në kompaninë tonë do të gjeni nje staf te kualifikur per sherbim dhe cdo porosi eshte me garanci. Ne marrim porosi për:
Qëllimi ynë kryesor është tu japim klienteve tanë kënaqësi në cmime, cilësi dhe ti ofrojmë shërbimin më të mirë që industria e mobilieve mund të ofroj.
Cilësia Superiore, Teknologjia e lartë, Evoluimi i vazhdueshëm, Profesionalizmi dhe Serioziteti, Respekti për Konsumatorin dhe Produktet serioze konsistojnë filozofinë tonë dhe inspirojnë vizionin e kompanisë si lider dhe pikë referimi tani e në të ardhmen.
Burimet njerëzore të A.D.S Qenanit janë një nga pasuritë më të rëndësishme të saj. Kujdesi dhe respekti ndaj punonjësve, mundësitë e barabarta për të gjithë, ofrimi i një mjedisi pune të këndshëm, efikas dhe mbi të gjitha njerëzor, përbëjnë karakteristika themelore të kompanisë dhe prioritet të saj. A.D.S aktualisht punëson disa persona, shumica prej të cilëve me një karriere të gjatë që me themelimin e kompanisë, duke patur progres të suksesshëm. A.D.S Qenani duke njohur dhe respektuar kontributin e burimeve njerëzore si pjesë integrale e suksesit të saj investon vazhdimisht në trajnimin dhe specializimin e stafit të saj, për të përballuar sfidat dhe kërkesat në rritje të konsumatorëve dhe të tregut.
Në CV – në tonë, ne kemi edhe shumë projekte madhore të përbashkëta me kompani te tjera dhe partnerë.
Kompani jonë është e çertifikuar edhe nga zyra italiane për cilësinë: ISO 9001:2008 standard n. Q-2331-16.